Anglia ka shkuar në pushim me epërsi ndaj Serbisë prej 1-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupin C në EURO 2024.
Fillimi i ndeshjes u takoi anglezëve, që pothuajse për pesë minuta mbajtën topin me pasime të sakta, por pa rast konkret.
Por nuk vonoi shumë dhe Bellingham arriti t’i japë epërsinë Anglisë, kur shënoi me kokë në minutën e 13-të për 1-0 pas harkimit të Bukayo Saka.
Rezultati ka mundur të jetë 2-0, sikurse Kyle Wallker që vrapoi 50 metra me topin, të shënonte i vetëm me portierin.
Anglia kishte edhe gjysmë raste të tjera, por pasimi final mungonte. /Telegrafi/