Ashtu siç pritej Anglia ka regjistruar fitore të lehtë me shumë gola (5-0) kundër San Marinos, në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.
Ndeshja e zhvilluar në Wembley ishte e vlefshme për Grupin I kualifikues, ndërsa serinë e golave e nisi James Ward-Prowse i asistuar nga Ben Chilwell (14’).
Falë asistimit nga Reece James, Dominic Calvert-Lewin e dyfishoi epërsinë (21’), kurse Raheem Sterling (31’) e vendosi rezultatin e pjesës së parë, i asistuar nga Mason Mount.
Calvert-Lewin e shënoi edhe golin e dytë personal në fraksionin e dytë (53’), kësaj radhe i asistuar nga Jesse Lingard.
Ollie Watkins pranoi një top nga Phil Foden dhe e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes (83’), në të cilën Anglia arkëtoi tri pikë. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1375176715564167169
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1375178193896927232
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1375181153406173184
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1375190900679266306