Njerëzit në Angli tani lejohen të takohen jashtë në grupe deri në gjashtë persona ose dy familje (duke respektuar distancën sociale), derisa u lehtësuan të hënën masat e para kundër coronavirusit.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, vendi ka qenë në bllokim të plotë kombëtar që nga 4 janari, pasi u zbulua një variant i ri, më i transmetueshëm i coronavirusit në Anglinë juglindore.
Objektet e jashtme sportive të tilla sikurse fusha tenisi, pishina dhe kurse golfi janë lejuar të rihapen, dhe është dhënë aprovimi për sportet e organizuara në natyrë me një numër të pakufizuar njerëzish.
Dasmat nuk janë më të kufizuara në rrethana të jashtëzakonshme, por lejohen vetëm maksimumi gjashtë pjesëmarrës.
Derisa masa e “qëndrimit në shtëpi” përfundoi, kryeministri britanik, Boris Johnson, bëri thirrje për kujdes pasi rastet diku tjetër në Evropë po vazhdojnë të rriten. /Telegrafi/