Telegrafi

Anglia barazon me Slloveninë

Anglia ka barazuar si mysafir i Sllovenisë në një ndeshje që nuk u shënuan gola.

Pjesa e parë mes këtyre dy kombëtareve ishte e qetë, ndërsa rastin më të mirë e kishte Jasmin Kurtic që në minutën e 10-të.

Pjesa e parë nuk solli më shumë.

Më të fillua pjesa e dytë sllovenët kishin dy raste të njëpasnjëshme. Së pari Bostjan Cesar e pastaj edhe Kurtic, por që nuk arritën ta qëllojnë cakun.

Edhe në të 70-tën Jopip Ilicic kishte rast të mirë i vetëm përballë portierit Hart, por ky i fundit dërgon topin në këndore.

Anglezët u bën të gjallë me Rose dhe Sturridge në minutën e 76-të dhe 77-të, po pa sukses.

Pas këtij barazimi Anglia udhëheq grupin me shtatë pikë, dy më shumë se Sllovenia dhe Lituania që kanë nga pesë. /Telegrafi/