Telegrafi

Angli – Zvicër, formacionet zyrtare të miqësores së luksit – Dy shqiptarë titullarë

Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Zvicrës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për miqësoren që do ta zhvillojnë sot (e shtunë) mes vete.

Tre Luanët janë nikoqir të Helvetikëve në takimin që pritet të zhvillohet në Wembley Stadium me fillim nga ora 18:30.

Për këtë miqësore luksi, trajnerët Gareth Southgate dhe Murat Yakin kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Southgate ka vendosur t’i besojë fanellën e titullarit yjeve si Jordan Henderson dhe Harry Kane, ndërsa nga minuta e parë luajnë edhe Kyle Walker-Peters, Marc Guehi dhe Conor Gallagher.

Në anën tjetër, Yakin e nis ndeshjen me titullar si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Anglia: Pickford; Stones, Guehi, Coady; Walker-Peters, Gallagher, Henderson, Mount, Shaw; Foden, Kane;

Zvicra: Omlin; Widmer, Frei, Akanji, Rodriguez; Xhaka, Freuler; Steffen, Shaqiri, Vargas; Embolo;

/Telegrafi/