Në Buckhingamshire të Anglisë, dy kamionë e kanë humbur kontrollin dhe janë përplasur për një minibus, duke shtypur për vdekje tetë persona.
Përveç tetë viktimave edhe dy të rritur dhe një fëmijë janë lënduar rëndë dhe me vështirësi po u mbijetojnë plagëve, transmeton Telegrafi.
Ende nuk dihen rrethanat e përplasjes, por të dy shoferët e kamionëve janë dërguar në mbajtje, teksa njëri është gjetur se kishte konsumuar alkool.
Udhëtarët tjerë kanë shpëtuar pa lëndime, ndërsa rruga që ishte bllokuar për një kohë i është rikthyer normalitetit. /Telegrafi/