Site icon Telegrafi

Angli, burg përjetë shqiptarit që vrau pensionistët anglezë

Gjykata e qytetit Ipswich, në Anglinë lindore, dënoi me burgim të përjetshëm shqiptarin Ali Qazimaj, i cili kishte marrë shtetësinë britanike si kosovar në vitin 2005. Atij do t’i duhet të vuajë minimalisht 35 vite burgim.

Azilkërkuesi 43-vjeçar shqiptar kishte vrarë vitin e kaluar çiftin e pensionistëve anglezë, Peter Stuart, 75 vjeç, dhe bashkëshorten e tij Silvia, 69 vjeç, trupi i së cilës ende nuk është gjetur, për t’u larguar më pas me traget drejt Francës.

Vrasësi shqiptar thotë se ai nuk është Ali Qazimaj, por Vital Dapi nga Shqipëria. Ai u arrestua në një hotel në Luksemburg, pas një operacioni të madh kërkimi. Megjithatë në proces, Qazimaj pretendoi deri në fund se kemi të bëjmë me identitet të gabuar dhe se kurrë nuk ka qenë në Angli.

Por gjurmët e gishtave, fotografitë në Portin e Doverit në momentin e arratisjes dhe një fotografi në momentin e marrjes së shtetësisë britanike në vitin 2005 vërtetonin të kundërtën. Sipas policisë britanike, ai kishte ardhur në Agli në vitin 1999.

Gjykatësi i çështjes, Jeremy Stuart-Smith i tha vrasësit shqiptar se “nëse i kishte mbetur ndonjë fije humanizmi në trupin e tij, një ditë të paktën lehtësoua dhimbjen familjarëve dhe tregoju atyre se çfarë ke bërë me trupin e zonjës Stuart”.

Në një deklaratë të lexuar në seancë nga avokati i tij mbrojtës “barrister”, Qazimaj theksonte se “donte që gjykatësit të kuptonin se po dënonin një të pafajshëm”. “Unë jam një njeri që nuk vras dot një mizë, jo më dy veta”, deklaronte ai.

Qazimaj besohej se kishte probleme të mëdha me bixhozin dhe besonte se çifti Stuarts ishin milionerë, u tha gjatë procesit gjyqësor. /TCH/

Exit mobile version