Telegrafi

Angli 2-1 Kroacia, notat e lojtarëve

Harry Kane (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Kombëtarja e Anglisë ka fituar me rikthim 2-1 ndaj Kroacisë në ndeshjen e fundit të vlefshme për Grupin 4 të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Tre Luanët kanë dalë fitues të këtij grupi me shtatë pikë, duke lënë pas vete Spanjën në vendin e dytë me gjashtë pikë dhe Kroacinë me katër pikë.

Golat në këtë ndeshje të ‘çmendur’ u shënuan nga Jesse Lingard (78′) dhe Harry Kane (85′) për kombëtaren angleze, ndërsa për kroatët shënoi Andrej Kramaric (57′).

Lexo po ashtu Anglia mposht me përmbysje Kroacinë, fiton grupin në Ligën e Kombeve  

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi anglez Kane, i cili pas një goli dhe një asistimit u vlerësua me notë 8.1.

Në anën tjetër, nota më e ulët ishte 6.0 dhe shkoi për yllin e Interit, Ivan Perisic dhe portierin e Evertonit, Jordan Pickford. /Telegrafi/

Anglia:

Kroacia: