Telegrafi

Angli 0-0 Skoci, notat e lojtarëve: James dhe Mount më të mirët

Anglia dhe Skocia kanë ndarë pikët në ndeshjen e xhiros së dytë të vlefshme për Grupin D të Kampionatit Evropian.

Dy rivalët e përbetur kanë zhvilluar një ndeshje shumë të luftuar, por që në fund munguan golat dhe ndeshja përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të barabartë 0-0.

Të dyja ekipet kombëtare patën raste të mira shënimi, por që gola nuk pati.

Dyshja e Chelseat, Reece James dhe Mason Mount ishin dy lojtarët me notat më të mëdha te Anglia.

Ndërkohë te skocezët qendërmbrojtësi Grant Henley mori notën më të lartë.

Pas dy xhiroeve, Anglia ndanë pozitën e parë me Republikën Çeke me nga katër pikë, derisa Skocia është e fundit me një pikë. /Telegrafi/