Telegrafi

Anglezja vegane që nuk arriti të përballej me ‘pushtimin’ e minjve dhe në vend të kësaj i ushqeu ata, gjobitet nga gjykata

Miu, ilustrim

Një vegane ka dështuar që të përballet me “pushtimin” e minjve në shtëpinë e saj për shkak të besimeve të saj etike është gjobitur nga një gjykatë.

Gruaja 73 vjeçare, Margaret Manzoni, nga St Osyth në Essex “i konsideroi minjtë si kafshët e saj shtëpiake” dhe “kishte thënë se ata nuk do të shkonin tek fqinjët e saj pasi që ajo kujdesej për ta”, transmeton Telegrafi.

Këshilli i Tendring District e ndoqi penalisht të pensionuarën për herë dytë pasi që ajo nuk i ishte bindur urdhrit të bërë në muajin prill, raporton Sky News.

Foto e miut brenda një çizmeje në shtëpinë e Margaret, e postuar nga Këshilli i Tendring District.

Në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Colchester Magistrates, Manzonit i’u tha se përderisa gjykata “respektonte besimet e saj si një vegane etike, të tjerët i shihnin minjtë si kafshë të dëmshme”.

Sipas autoriteteve dhe deklarimit nga këshilli, gjykata tha se “ndikimi i ‘pushtimin’ te fqinjët nënkuptonte se mosveprimi nuk ishte i përshtatshëm”.

Manzoni pranoi në seancën dëgjimore të 6 tetorit akuzat për moszbatim të një njoftimi sipas Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit dhe një njoftim në bazë të Ligjit për Parandalimin e Dëmtimit nga Kafshët e Dëmshme.

Ajo u gjobit me 1,738 euro, me gjykatën që caktoi shpenzimet e këshillit prej 2,775 eurove dhe vendosi një pagesë shtesë për viktimën me vlerë prej 173 eurove. /Telegrafi/