Një çift ia panë “hairin” përkthyesit elektronik Google Translate që i bashkoi, pasi ranë në dashuri me njëri-tjetrin edhe pse nuk e flisnin të njëjtën gjuhë.
Chloe Smith, 23-vjeçe nga Wolverhampton i Anglisë dhe Daniele Marisco, 25-vjeç, nga Napoli i Italisë, u takuan për herë të parë në një klub të natës në Ibiza të Spanjës dy vite më parë, transmeton Telegrafi.
Ata jo vetëm që nuk mund ta dëgjonin asnjë fjalë që e flisnin nga toni i lartë i muzikës techno, por as edhe një fjalë nuk mund ta flisnin në të njëjtën gjuhë.
Por pasi që ranë në dashuri në shikim të parë, ata shpejt e kuptuan se mund të komunikojnë me njëri-tjetrin me ndihmën e përkthyesit elektronik Google Translate, gjithashtu përdorën titrat e videove që ishin në gjuhën e tyre.
Sot ata jetojnë bashkë në Streatham në pjesën jugore të Londrës, kur Chloe punon si grimere e Daniele si banakier në një restorant italian – si dhe kanë mësuar të dy të flasin gjuhën e njëri-tjetrit (gjuhën angleze dhe italiane) që të sigurohen se lidhja e tyre do të zgjasë. /Telegrafi/