Telegrafi

Anglezja e çmend myslimanin e moshuar në tren (Video)

Debati veçse shkonte duke u bërë më i ashpër, teksa myslimani kërkonte nga vajza që të mos i vendoste këmbët aty, sepse sipas tij, myslimanët nuk mund të ulen aty më pastaj, transmeton lajmi.net.

Sipas Dailymail, vajza 27 vjeçare e ka publikuar videon duke thënë se ajo është abuzuar teksa gjendej në tren.

Pavarësisht përpjekjeve nga një i ri që myslimani të qetësohej, situata veçse shkonte e nxehej më shumë.

Një pasagjer tjetër në tren iu drejtua myslimanit duke i thënë se “ Këtu jemi në Angli, vëlla”.

Ndërsa me nervozizëm i moshuari i besimit islam ia ktheu “ Mos debato me mua. E di që jam në Angli, kam lindur këtu në rregull? Kam po aq të drejta sa keni edhe ju”, vazhdonte ai.