Klubet angleze kanë votuar në favor të shkurtimit të afatit të verës para se të fillojë sezoni i ri.
Afati kalimtar do të mbyllet të enjten, para se kampionatit të fillojë.
Klubet nuk do të kenë të drejtë të blejnë më pas këtij afati, por mund të shesin siç bëjnë aktualisht me MLS dhe Superligën kineze.
Afati kalimtar i radhës veror do të mbyllet me 9 gusht.
Klubet angleze mund të shesin lojtarë në La Liga, Ligue 1, Serie A dhe Bundesliga, deri më 31 gusht.
Marrëveshja është arritur mes krerëve të 20 klubeve të Ligës Premier. /Telegrafi/