Pas referendumit ku britanikët votuan pro daljes nga Bashkimi Evropian, duket se janë rritur dhe ndjenjat raciste tek qytetarët e këtij vendi.
Siç shihet edhe në video një qytetar anglez I drejtohet një tjetri : “Ne flasim siç duhet anglishten”, Ndërkohë, ai ia kthen se “unë kam lindur në këtë vend”.
Prej referendumit të mbajtur, për të dalë apo qëndruar në BE, janë shtuar rastet e sulmeve raciste. Britania votoi për të dalë nga BE-ja, pas një fushate të madhe, që ishte e fokusuar në çështjen e emigracionit.
Në Londër, në një lagje të banuar nga polakët, janë shkruar grafite raciste ku nuk janë sulmuar vetëm komuniteti polak por edhe të tjerët.
Këshilli i myslimanëve në Britani, ka raportuar mbi 100 incidente me përmbajtje raciste, që prej se britanikët votuan për Brexit, transmeton syri.
“Të huajt kanë 48 orë të largohen nga vendi”, është njëri prej statuseve të shumta në rrjetet sociale, ndërkaq në britanik tjetër ka zgjedhur që në bluzën e tij të shkruaj këtë mesazh “Kemi fituar, prandaj ju të huaj shporruni nga Britania e Madhe”.