Telegrafi

Angjushev: Zgjedhjet nuk duhet të kenë ndikim mbi ekonominë reale

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të planifikuara për 12 prill të vitit të ardhshëm nuk duhet të kenë asnjë ndikim në ekonomi, theksoi zv. kryeministri Çështje Ekonomike, Koço Angjushev.

“E dini që ajo ekonomi mund të ngecë, ku diku nevojiten vendimet e qeverisë, por tashmë është një pjesë e vogël e ekonomisë, sepse mendoj se pjesën më të madhe e kemi zhvendosur ekonominë në sektorin real. Çka do të ngecë nëse “Kraunfild Faundari” nëse njëqind për qind eksporton dhe në asnjë mënyrë nuk varet nga politikat e qeverisë”, tha Angjushev.

Ai theksoi se ekonomia duhet të jetë e qëndrueshme përmes sektorit real, investimeve, sepse ato nuk varen as nga zgjedhjet dhe as nga vendimet e qeverisë, por nga rrjedhat ekonomike.

“Unë pres që të gjitha këto masa dhe të gjithë numrat që kemi tani, nëse ato thjesht ndjekin trendin e vendosur, të rriten falë këtyre bazave”, tha Angjushev./Telegrafi/