Site icon Telegrafi

Angjushev u bënë thirrje investitorëve kinez që të investojnë në Maqedoninë e Veriut

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev sot takoi ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Popullore të Kinës në vendin tonë, N.E. Zhang Zuo. Angjushev dhe Zuo biseduan për bashkëpunimin e deritanishëm në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe RP të Kinës dhe u dakorduan se është vendosur një bashkëpunim i mirë dhe ka mundësi për zgjerimin të mëtejshëm.

Angjushev tha se ka pasur bashkëpunim deri më tani në realizimin në projekte infrastrukturore dhe se bashkëpunimi në projektet e ardhshme infrastrukturore duhet të jetë e bazuar në tenderë me procedurë publike në pajtim me ligjet e caktuara në në vend.

“Unë ftoj investitorët kinezë të vizitojnë vendin tonë dhe të binden për kushtet e investimeve. Ne kemi krijuar një paketë masash, të shndërruar në një zgjidhje ligjore që ofron mbështetje të fortë deri në 50% të vlerës së investimit”.

Ambasadori i sapoemëruar i Republikës Popullore të Kinës Zhuo theksoi se do të bëjë çdo përpjekje për ta prezantuar Republikën e Maqedonisë së Veriut si një destinacion të favorshëm për kompanitë kineze dhe do të fillojë takime dhe vizita të kompanive kineze në vend./Telegrafi/

Exit mobile version