Ekonomia është në fokus të Qeverisë së re në Maqedoni. Do të punojmë në krijimin e një ekonomie reale, e jo politike, theksoi zv.kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, në takimin e sotëm me drejtoreshën për Evropën kontinentale në Ministrinë Franzeze për Evropë dhe Punë të Jashtme, Florance Nanzhan.
Siç kumtoi kabineti i zv.kryeministrit, Angjushev ka falënderuar për mbështetjen e Francës për integrim të Maqedonisë në BE, posaçërisht për aktivitetet të cilat zhvillohen në suaza të procesit ballkanik.
Drejtoresha për Evropë Koninentale, Manzhan, ka thënë se është e impresionuar nga planet dhe entuziazmi i qeverisë për hyrja në BE. Siç ceket në kumtesë, ajo ka thënë se në qeverinë e re sheh partner të mirë të Francës.
Në takimin e sotëm është bërë fjalë edhe për takimin ndërmjet zv.kryeministrit Angjushev dhe sekretarit shtetëror francez për ekonomi dhe financa, Benjamin Grivo, që do të mahet në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor në Triestë më 12 korrik të këtij viti./Telegrafi/