Qeveria e Republikës së Maqedonisë do ta investojë tërë potencialin dhe kapacitetin për zbatimin e reformave në sektorin energjetik, si një hap i rëndësishëm ndaj afrimit deri te negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Këtë e theksoi zv.kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev në fjalimin e takimit joformal të ministrave të energjetikës, industrisë dhe tregtisë, i cili u mbajt në qytetin Durshtajt të Austrisë, në iniciativë të eurokomisarit për politikë të mirë fqinjësore dhe negociata për zgjerim, Johannes Hahn dhe drejtori i Sekretarit të Bashkësisë së energjetikës Janez Kolaç.
Tema kryesore e takimit ishte ndryshimi i plotësimit të Marrëveshjes për Bashkësinë e energjetikës, në krijimin e të cilit Maqedonia merr pjesë në mënyrë aktive.
Ndryshimet në Marrëveshje për Bashkësinë e energjetikës kanë të bëjnë me dispozitat me të cilat nxitet shkalla më e lartë e implementimit të ligjdhënies evropiane në vendet nënshkruese të Marrëveshjes, si dhe të definimit të rregullave për bashkëpunim midis vendeve nënshkruese të Marrëveshjes./Telegrafi/