Site icon Telegrafi

Angjushev: Do të përkrahim investitorët e huaj, varësisht të interaksionit me kompanitë e vendit

Investitorët e rinj në Maqedoni janë financiar me 10 deri 50 për qind nga buxheti i shtetit, disa kanë marrë para edhe për secilin vend pune, por bashkëpunimi i tyre me kompani të vendit ka qenë zero deri një për qind, kumtoi zv.kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fjalimin në Asamblenë vjetore të biznes-asociacionit evropian, Angjushev porositi se praktika e tillë do të ndryshohet. Qeveria do të vazhdojë t’i përkrah investitorët e huaj, por varësisht prej interaksionit të tyre me ekonominë e Maqedonisë.

“Nëse i rrisni vetëm investimet e huaja, e jo edhe atë të vendit, ky model nuk mund të jetë i qëndrueshëm në afat të gjatë. Të gjithë investitorët e huaj duhet të mbrohen maksimalisht, të ndjehen dhe të punojnë në mënyrë komfore. Të gjithë janë të mirëseardhur, por me rëndësi është shumë interaksioni mes tyre dhe ekonominë e Maqedonisë”, nënvizoi Angjushev, duke shtuar se kriteret duhet të barazohen.

Ai tha se kompanive nga Maqedonia u janë në dispozicion mjetet nga IPA-fondet, në kuadër të të cilave ekziston korpus i konsiderueshëm i masave, për të cilat Qeveria do të ndihmojë të jenë të qasshme për nevojat reale të industrisë, për blerjen e makinave, e jo për shërbime konsultante.

Ai e përmendi edhe nevojën për revidim të papunësisë dhe të ndryshimit të sistemit arsimor.

Para të pranishmive në Asamblenë vjetore të Biznes asociacionit evropian, fjalim mbajti edhe ministri i Financave, Dragan Tevdovski./Telegrafi/

Exit mobile version