Telegrafi

Angjushev: Me sistemin e ri në mënyrë transparente do të shfrytëzohen mjetet buxhetore për zhvillim rural

Qeveria dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale po punojnë për vënien në funksion të një sistemi i cili do të siguron që në mënyrë transparente të shfrytëzohen mjeteve buxhetore për zhvillim rural, tha sot zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev.

Ai tha se duhet të mësojmë nga gabimet e bëra dhe mjetet të mos jepen për projektet joproduktive dhe joefikase siç është rasti me projektin “Shkupi 2014”.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa mjete janë shpenzuar për këtë projekt megaloman, ndërsa sa përfitim kanë qytetarët nga ajo. Në qoftë se ato mjet do të ishin dedikuar për nevojat e vërteta të qytetarëve në rajonet malore të Shkupi dhe në gjithë vendin, jam i sigurt se do të ishin tejkaluar shumë probleme në nivel lokal, të cilat po i mundon qytetarët”, tha Angjushev.

Për zgjidhjen e sistemit të ri, Angjusheve tha se me atë do të ketë verifikim më të mirë në planifikimin, shpërndarje dhe realizimin e mjeteve buxhetore./Telegrafi/