Zv.kryeministri përgjegjës për çështje ekonomike, Koço Angjushev, i ka hedhur poshtë akuzat e OBRM-PDUKM-së rreth shitjes së kompanisë së tij, EDS, te një kompani shtetërore greke, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më herët, OBRM-PDUKM-ja e ndërlidhi këtë rast me çështjen e bisedimeve rreth emrit të Maqedonisë, kurse Angjushev thotë se akuzat janë të pabaza dhe joserioze.
SIpas tij, shitja e kompanisë ka të bëjë me aspekte afarizmi, pasi që Elektroekonomia greke ka patur ofertën më të mirë dhe ofertë më të mirë edhe në aspekt të perskektivës për të ardhmen./Telegrafi/