Zv. kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev ka deklaruar se tani për tani Qeveria është duke përpunuar analizat për të kuptuar se cilat janë përfitimet e rritjes së taksës personale për personat që fitojnë më shumë.
Sipas tij, shifrat duhet të publikohen me përgjegjësi dhe në bazë të analizave që janë duke u përpunuar.
Angjushev konsideron se mediat e kanë raportuar këtë propozim për rritje në mënyrë jokorrekte, duke shtuar se arsyetimi i tij është se rritja duhet të ndodhë për shkak të drejtësisë sociale në Maqedoni.
Përndryshe, propozimi për rritjen e taksës personale ka shkaktuar reagime kundër kësaj rritje./Telegrafi/