Site icon Telegrafi

Angjushev: Qendrat botërore i kanë rishikuar parashikimet e tyre për ekonominë tonë

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, sot para konsujve të nderit tha se ai pret që rritja e BPV-së të jetë 3.5 përqind deri në fund të vitit 2019, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të gjitha qendrat botërore si Banka Botërore dhe të tjerët kanë rishikuar parashikimet për rritjen e ekonomisë sonë, të cilat sipas të njëjtëve duheshe të jetë 2.5 përqind për këtë vit. Sipas rritjes në tremujorin e parë dhe të dytë, presim që vitin ta përfundojmë me 3.5% rritje. Ne projektojmë rritje prej mbi tre përqind. Kemi një rritje serioze në investimet bruto dhe rritja e ekonomisë aktualisht gjenerohet nga sektori privat dhe industria”, tha Angjushev.

Ai u kërkoi konsujve të nderit që përmes diplomacisë së tyre ekonomike të ndihmojnë në tërheqjen e investitorëve të besueshëm në burime të rinovueshme të energjisë, fotovoltaikë, rrjetin e shpërndarjes së gazit, një qendër të madhe blerjeje për produktet bujqësore, si dhe kompani të cilët punësojnë kuadër të lartë teknologjik për mbajtjen e rinisë këtu dhe eksportimin e prodhimeve të gatshme./Telegrafi/

Synimi ynë, tha ai, nuk është investitorët që kërkojnë punë të lirë, por kompani me një nivel më të lartë të zhvillimit teknologjik./Telegrafi/

Exit mobile version