Zëvendës-kryeministri për Çështje ekonomike, Koço Angjshev në një panel që mbahet në Budva, Mal të zi tha se “në Kuvend tash vijon debati për amendamentet për ndryshimet kushtetuese, dhe presim që nga janari të mbarojmë me gjithë procesin, me shumicë më të madhe dhe fuqishëm të ecim drejt BE-së dhe NATO-s”.
Duke folur për gjendjen aktuale në Maqedoni, ai theksoi se prej tani filloi të shkruhet historia e re e vendit, që nënkupton krijimin e politikave të mira ndër-fqinjësore dhe tejkalimin e çështjeve të hapura me shtetet fqinje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nëse vendosim bashkëpunim më të mirë mes vendeve në rajon, do të bashkëpunojmë më mirë edhe me BE-në. Në Maqedoni filloi procedura për ndryshimet kushtetuese, në pajtim me marrëveshjen e Prespës, jemi të lumtur që një pjesë e deputetëve të opozitës e njohën mundësinë historike për vendin dhe që u sigurua shumica për fillimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend. Tani vijon debat për amendamentet kushtetuese, dhe presim që deri në janar të mbarojmë me gjithë këtë proces, me shumicën më të madhe dhe fuqishëm të ecim drejt BE-së dhe NATO-së, theksoi Koço Angjshev.
Ai gjithashtu tha se vendet e rajonit duhet të fokusohen në rritjen bashkëpunimit ndërmjet veti dhe të fokusohen tek e ardhmja dhe bashkëpunimit më të madh ekonomik./Telegrafi/