Site icon Telegrafi

Angjushev: Populli maqedonas dhe serb kanë të kaluar, të tashme dhe të ardhme të përbashkët

Zv. kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev ka marrë pjesë në Ditën kombëtare të serbëve në Maqedoni, ku është shprehur për miqësi Maqedoni-Serbi.

Sipas tij, popujt serb e maqedonas kanë të kaluar të përbashkët, të tashme, dhe të ardhme më të mirë të përbashkët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se Qeveria e Maqedonisë do të punojë në drejtim të krijimit të miqësisë së fuqishme me të gjithë fqinjët, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe mirëkuptimi./Telegrafi/

Exit mobile version