Telegrafi

Angjushev: Përshëndes vendimin e Komisionit Anti-korrupsion

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev nëpërmjet një njoftimit përshëndet vendimin e Komisionit Anti-korrupsion për hapjen e procedurës për rastin “Topollki”.

Angjushev thotë se është në dispozicion t’i përgjigjet Komisionit Anti-korrupsion dhe se kjo procedurë do të dëshmojë se rasti “Topollki” s’ka konflikt interesi, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Të gjitha procedurat janë nisur në vitin 2015, në kohën kur s’kam qenë anëtar i Qeverisë, as që kam ditur se ndonjëherë do të jem, që praktikisht nuk ka mundur të ndikoj”, thotë Angjushev.

Lexo po ashtu Do të hetohen bizneset e kryeministrit Zaev, Angjushev dhe Mançeskit

Ndryshe, më herët Komisionit Anti-korrupsion hapi disa lëndë për funksionarë shtetërorë pas ankesave të OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/