Site icon Telegrafi

Angjushev: Nuk ka konflikt interesi në rastin e kompanisë “Feroinvest”

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, Koço Angjushev tha se nuk ka konflikt të interesit në rastin e kompanisë “Feroinvest”, duke thënë se ai nuk është udhëheqës i kompanisë në fjalë dhe si funksionar i shtetit nuk dëshiron të përfitojë nga pozita e tij në Qeverinë e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maedoni.

“Sipas Ligjit për parandalim të korrupsionit, kam detyrim të tërhiqem nga menaxhimi i kompanive. Në atë ligj nuk thuhet se unë duhet të mos jem pronar i atyre kompanive. Unë nuk menaxhoj me kompanitë dhe si zëvendëskryeministër i Republikës së Maqedonisë nuk dua të kem asnjë dobi nga puna ime në Qeveri”, tha Angjushev, di përgjigje për pyetjen e gazetarëve në lidhje me pjesëmarrjen e kompanisë “Feroinvest” në tenderin për furnizim me rripa të gomës për TEC Manastir.

Angjushev rikujtoi se ankandet për tenderin e TEC Manastir janë shfuqizuar dy herë deri më tani.

“Tenderi ka nisur në muajin prill dhe është shfuqizuar dy herë. Kompanitë e mia, ku unë jam pronar e jo udhëheqës, do të paraqiten kudo që të vlerësojnë se ka hapësirë për veprim në pajtim me ligjet e vendit. Ato janë standarde evropiane dhe standarde në të gjitha shtetet e zhvilluara”, tha Angjushev.

Ai i ftoi mediat dhe publikun që të ndjekin të gjitha aktivitetet e kompanive të tij dhe të reagojnë kudo që mendojnë se ka konflikt të interesit./Telegrafi/

Exit mobile version