Site icon Telegrafi

Angjushev: Ngjarjet politike seriozisht ndikojnë në ekonominë e vendit

Parashikimet e Bankës Botërore për uljen e shkallës së projektuar të rritjes së ekonomisë së Maqedonisë për vitin vijues për zv.kryeministrin Koço Angjushev duhet të shihen edhe në kontekst të ngjarjeve politike në Maqedoni.

Ai thotë se është e qartë se ngjarjet politike seriozisht ndikojnë ndaj ekonomisë në vend, por beson se Parlamenti do të gjejë forcë për ta zgjidhru problemin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Anëtarësimi në BE dhe NATO do të thotë siguri, stabilitet, por para së gjithash do të thotë ekonomi, do të thotë qasje ndaj fondeve parainkuadruese, do të thotë stabilitet në kuptim ekonomik”, deklaroi Angjushev sot në Ohër, me këtë rast duke theksuar se nëse nuk shkohet në zgjedhje të reja mbesin pritjet për realizimin e rritjes së projektuar të BPV-së prej 3,2 për qind.

Sa i përket vërejtjeve rreth realizimit të dobët të investimeve kapitale, Angjushev nuk pajtohet se punët ndërtimore duhet të kryhen me çdo kusht dhe shpenzim të panevojshëm të parave të qytetarëve.

Zëvendëskryeministri së bashku me përfaqësuesit e NP “Rrugët shtetërore” sot kanë kryer inspektim gjatë aktiviteteve ndërtimore rreth ndërtimit të autostradës Ohër-Kërçovë./Telegrafi/

Exit mobile version