Site icon Telegrafi

Angjushev: Nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit rajonal do të jemi më afër integrimit në BE

Republika e Maqedonisë, si një vend i vogël, duhet të rrisim bashkëpunimin me vendet e rajonit dhe nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit rajonal për të përshpejtuar integrimin evropian, tha zv. kryeministri për Çështjet Ekonomike, Koço Angjushev në një aktivitet në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor të organizuar në Sofje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai vuri në dukje se Qeveria do të angazhohet për zbatimin e projekteve që do të kontribuojnë në një bashkëpunim më të mirë rajonal, ndërsa vëmendja e veçantë do të vendoset në realizimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore të Pan Korridorit VIII.

Aktivitet në kuadër të Samitit të BE-Ballkani Perëndimor, mbarojnë sot, ndërsa me këtë samit shënohet fundi i presidencës së Bullgarisë me BE. /Telegrafi/

Exit mobile version