Shtetet e Bashkuara e kanë futur në listën e zezë ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Koço Angjushev si të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh. Ndërsa ishte zëvendëskryeministër, Angjushev abuzoi me pozitën e tij zyrtare në favor të interesave të biznesit të tij private, duke ulur besimin e publikut në institucionet dhe proceset publike.
“Veprimi i sotëm tregon se Shtetet e Bashkuara mbështesin Maqedoninë e Veriut që kërkojnë llogari nga zyrtarët publikë të korruptuar. Kjo riafirmon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe zvogëlon aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të popullit të tyre”, tha Departamenti i Shtetit. Gjithashtu në këtë listë ndodhet edhe gruaja e tij Elizabeta dhe fëmijët Angel dhe Ognen nuk kanë të drejtë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.
Përveç Angjushevit më herët në listën e zezë nga Maqedonia u shtuan, Sergey Samsonenko, Ramiz Merko dhe Jordan Kamçev dhe familjarët e tyre. Paraprakisht, SHBA i ka shpallur nongrata, Menduh Thaçin, Lube Boshkoskin, Xhevat Ademin dhe të tjerë./Telegrafi/