Telegrafi

Angjushev: Mund të na ndodh skenari grek

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dje në emisioni “Samo Vistina” deklaroi se me taksën progresive do të kemi shoqëri të drejtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Reforma është që të thuhet se duhet të ketë përgjegjësi pak më të madhe në shoqëri”, tha Angjushev.

Ai vlerësoi se 25 milionë euro janë më pak se një për qind e buxhetit të Maqedonisë, ku shtoi se me këto para duhet të përmirësohet niveli i jetesës në Maqedoni.

“Me 25 milionë euro nuk mund të bësh ndonjë mrekulli”, shtoi ai.

Angjushev e pranoi se ka parregullsi gjatë punës në vend, por tha se kjo luftë nuk do të jetë e lehtë, por Qeveria nuk ka alternativ tjetër.

“Shteti po huazon dhe kjo nuk mund të zgjasë përgjithmonë, do të ndodh skenari grek. Për të mos u shkaktuar një kolaps i tillë, duhet ta rregullojmë situatën me kohë”, tha Angjushev.

Ai tha se e gjithë kjo bëhet që të kemi pensione të sigurta për në të ardhmen./Telegrafi/