Site icon Telegrafi

Angjushev: Masa për rrogë minimale është e matur mirë

Zv.kryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, sot deklaroi se masa për rritjen e rrogës minimale është e matur mirë dhe e kontraktuar me të gjithë partnerët social.

Ai përsëriti se rroga minimale në shtet nuk dallon prej atyre në rajon dhe se ky është mekanizëm mbrojtës për ata punëtorë, të cilët nuk kanë zgjidhje në tregun e punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

““Çdo shtet si mekanizëm mbrojtës vendos rrogë minimale. Në shtetin tonë, rroga minimale nuk dallon shumë nga rrogat minimale në rajon. Por, nga ana tjetër duhet të mbrohen të gjithë ata të cilët nuk kanë zgjedhje në punë, e numri real në terren është se ajo rrogë minimale praktikisht është e vogël për punëtorët të cilët kanë kapacitet të ofrojnë dituri”.

“Gjendja reale është se punëtorë për industri nuk kemi. Të gjitha kapacitetet industriale kanë problem me gjetjen e fuqisë punëtore, ashtu që vlerësojmë se masa është mirë e matur”, deklaroi Angjushev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Klubin e deputetëve.

Ai shtoi se kjo është një nga mënyrat që të mbahen qytetarët dhe të mos e braktisin vendin./Telegrafi/

Exit mobile version