Telegrafi

Angjushev: Maqedonia do të promovohet nëpërmjet tre qendrave

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev sot njoftoi se Maqedonia do të promovohet nëpërmjet tre qendrave në botë, ku do të prezantohen mundësitë çka ofron vendi ynë për investitorët e huaj, si dhe prodhimet çka prodhohen në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Njëra qendër do të jetë në Amerikë, me gjithë gjasa në bregun lindor, qendra tjetër do të jetë në Evropë në pjesën perëndimore të Gjermanisë ku do të mund të përfshihen të gjitha vendet fqinjë, ndërsa qendra e tretë do të jetë në Lindjen e Afërme. Këto qendra do të kenë dy detyra. E para do jetë që ta informojnë botën për programet tona, të bisedojnë me invetitorët e huaj dhe t’i sjellin në Maqedoni, ndërsa e dyta të prezantojnë prodhimet e Maqedonisë”, tha Angjushev.

Kjo, tha ai, do të jetë një model i lirë që nuk do të kushtojë shumë dhe prej të cilave presim që të japin rezultate dhe është krejtësisht ndryshe dhe më e lirë se ai i mëparshmi, kur u dërguan 40 promotorë në 40 vende, gjë që tregoi se ata punonin ndryshe./Telegrafi/