Serbia t’i heq pengesat për tregtinë e orizit, produktet e mishit të thatë dhe prodhimeve të qumështi nga Maqedonia, së paku si zgjidhje të përkohshme, e Maqedonia të punojë për kthimin e rregullores së vjetër të kontrollit të për miell, por me kusht që të bëhen kontrolle inspektive të importit të miellit nga inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Me këtë ranë dakord zv. kryeministri i Maqedonisë për çështje ekonomike, Koço Angjushev dhe zv. kryeministri dhe ministri i Serbisë për tregti, turizëm dhe telekomunikacion, Rasim Ljajiç, në takimin e djeshëm në Beograd, në të cilën u pajtuan për zgjidhjen e çështjeve të hapura në shkëmbimin tregtar në mes Maqedonisë dhe Serbisë, theksojnë nga zyra e zv. kryeministrit Angjushev, i cili po qëndron për vizitë në Serbi.
Zv. kryeministrat u pajtuan që qeveritë do të bëjnë hapa konkret deri më 30 qershor të këtij viti që të jenë të shkruar dhe ratifikuar memorandumet për bashkëpunim në fushën e sigurisë të ushqimeve dhe veterinarisë dhe punëve fitosanitare, me çka ndërmjet veti do të jenë të pranueshme çertifikatat. /Telegrafi/