Telegrafi

Angjushev kërkon nga kompanitë e minierave që të bashkëpunojë ngushtë me popullatën lokale

Zv. kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev e hapi sot Forumin e 3-të Evropian për miniera dhe hulumtime “MINEX EURPOE 2018” me temën “Zhvillim i qëndrueshëm të burimeve metalike të tetianit perëndimor”, e organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fjalimin e tij zv. kryeministri e theksoi rëndësinë çka e posedon minierat në industrinë e përgjithshme, si sektor ku janë të punësuar mbi 10.000 persona.

Ai bën thirrje kompanive nga ky sektor që të bashkëpunojnë më shumë me popullatën lokale dhe t’i sqarojnë të gjitha çështjet e hapura dhe hamendjet.

Angjushev njoftoi për pajtueshmërinë e ligjvënësit të Maqedonisë me ligjvënësin evropian me qëllim të mbrojtjes së interesave shtetërore. /Telegrafi/