Site icon Telegrafi

Angjushev: Kemi shënuar rritje ekonomike prej 3.2 për qind

Politika të heq dorë nga biznesi dhe të lejoj mekanizmat ekonomik të vendosin rend, të sundojë e drejta që çdo investitor të ndjehet i sigurt, ndërsa shteti të jetë stabil sepse kapitali është i trembur dhe dëshiron të jetë i mbrojtur, tha sot zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, në forumin “Ekonomia e Maqedonisë në mes vizionit dhe dilemës”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Angjushev potencoi se për rritjen e ekonomisë së Maqedonisë, duhet kompanit të orientohen nga eksporti, investimet të qëndrueshme dhe projekte infrastukturore.

“Shumë para kemi harxhuar në humbje, në kompani të dështuara, i absorbuam parat e takasave të detyrueshme, ndërsa nuk dhanë rezultat. Nëse doni rritje të ekonomisë me patjetër njëher të rritet kërkesat e brendshme, të rritet eksporti deri në 65 për qind nga BPV dhe të investohet në kompani”, theksoi zv.kryeministri.

Sipas tij, masat e qeverisë për mbështetje do mundet t’i shfrytëzojnë mbi 7.000 kompani, ndërsa rezultatin nga masat e marra do ta vlerësojë Akademia e Arteve dhe Shkencës.

Angjushev i’u referua edhe rrogës mesatare ku në muajin janar të këtij viti tregoi rritje për 5,6 për qind në krahasim me muajin janar të vitit 2017. Kjo, sikur vlerësoi është rezultat i rritjes së rrogës mesatare.

“Pas 10 muajëve jam më i bindur se ka shpresë për ekonominë e Maqedonisë. Gjysma e vitit 2017 ishte e keqe, ndërsa gjysma e dytë e mirë, por jo e mjaftueshme”, theksoi zv.kryeministri i qeverisë./Telegrafi/

Exit mobile version