Zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, është optimist se këtë vit mund të arrihet rritja e planifikuar e Bruto Prodhimit Vendor (BPV) prej 3.2 për qind.
Ai tha se optimizmin e vendos mbi faktin që tanimë kanë filluar të rriten rrogat, industria, ndërsa tha se në pjesën e dytë të vitit duhet të fillojë edhe realizimi i projekteve kapitale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjeneratorët kryesor të BPV-së në çdo shtet janë tre, kështu është edhe në vendin tonë. Ato janë harxhimet publike, industria dhe investimet kapitale. Paga tanimë rritet, ndërsa me këtë rriten edhe harxhimet publike, ndërsa numri i të punësuarve do të rritet edhe më tej”, tha Angjushev.
Ai njoftoi se në në gjashtëmujorin e dytë të vitit do të fillojë intensifikimi i projekteve kapitale./Telegrafi/