Site icon Telegrafi

Angjushev: Interesi për të investuar në vend po rritet

Interesi për të investuar në vend po rritet, Maqedonia e Veriut është në hartë e kompanive të cilët dëshirojnë t’i zgjerojnë prodhimet e tyre, deklaroi zv. kryeministri për Çështjet Ekonomike, Koço Angjushev, pas mbarimit të Forumit Ekonomik të Vjenës 2019 – “Bisedimet ekonomike në Vjenë – perspektiva të reja për Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

“Ne kemi realizuar takime me disa kompani, sigurisht që vendimin për investimeve nuk bëhen vetëm pas një takimi. Megjithatë, një pjesë e takimeve janë kontakte të vazhdueshme me kompanitë që kemi takuar më herët. Ekziston një investitor në sektorin e pajisjeve mjekësore, i cili dëshiron të hapë një fabrikë në vendin tonë, tha Angjushev nga Vjena.

Ai theksoi se është një kompani e mirënjohur që prodhon material harxhuese për sallat kirurgjikale dhe është një nga furnizuesit më të mëdhenj të këtij lloji të materialit në Evropën juglindore dhe prandaj është i interesuar për ndërtimin e një fabrike në Maqedoninë e Veriut.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me kërkesat e disa kompanive të telekomunikacionit për stimujt fiskalë që do të ulnin çmimet për roaming me vendet e tjera, Angjushev tha se kërkesa do të konsiderohet me seriozitet në mënyrë që të sigurojë roaming më të lirë për qytetarët e Maqedonisë në komunikim me persona të tjerë nga vendet e Bashkimit Evropian./Telegrafi/

Exit mobile version