Telegrafi

Angjushev-Green: USAID do të mbështetë Maqedoninë e Veriut në forma të ndryshme për zhvillimin e demokracisë

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev u takua me administratorin e USAID-it, Mark Green ku diskutuan për mbështetjen e vazhdueshme të USAID-it, projektet në vazhdim në Maqedoninë e Veriut dhe format e ardhshme të bashkëpunimi, kryesisht për qëllim promovimin e ekonomisë, demokracisë, transparencës dhe cilësisë më të lartë të jetës së qytetarëve.

Angjushev theksoi se USAID është organizata që i ka dhënë mbështetjen më të madhe shtetit tonë në rrugën drejt demokracisë dhe integrimit euro-atlantik që nga ekzistimi i vendit, pra pavarësia e saj. Populli amerikan, përmes USAID-it, mbështet fuqimisht qytetarët e Maqedonisë dhe shtetin që të jenë në rrugën e duhur, duke na ndihmuar të arrijmë këtë pikë ku jemi sot në procesin e transformimit të shoqërisë sonë në drejtim të transparencës, demokracisë dhe prosperitetit.

“Si dhe gjithmonë ashtu edhe në këtë periudhë USAID mbështet zhvillimin e shoqërisë sonë dhe sot kemi biseduar me Green për të gjitha projektet që ne po zbatojmë së bashku dhe ato janë në të gjitha fushat e shoqërisë sonë. Duke filluar nga programet për zhvillimin e jetës shoqërore, promovimin e sferës së mediave, transparencën, promovimin e procesit zgjedhor dhe zhvillimin e demokracisë, deri në zhvillimin e cilësisë së jetës së të rinjve në vendin tonë dhe natyrisht në pjesën e ekonomisë e cila është një nga pikat më të rëndësishme të mbështetura përmes programeve të shumëfishta”, theksoi Angjushev.

Ambasadori Green theksoi se USAID ka qenë prezent që nga viti 1993, gjatë 26 viteve të kaluara një numër programesh dhe projektesh janë zbatuar për të mbështetur pothuajse të gjitha fushat, duke filluar nga bujqësia, ekonomia, jeta sociale, arsimi e deri tek industria e filmit./Telegrafi/