Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev vlerësoi se agjencitë e vlerësimit konfirmojnë se shteti ka lundruar në ujëra të qeta dhe se ekonomia dhe buxheti janë stabilizuar.
Duke iu përgjigjur një pyetjen e gazetarëve sot në Veles kujtoi të dhënat e publikuara për rritjen e BPV-së në tremujorin e parë është 3.1 përqind, rritja e prodhimit industrial në korrik 2019 krahasuar me korrik 2018 është rritur për 5.8 përqind dhe rritje kumulative për shtatë muajt është 4.9 përqind këtë vit.
“Pra, këto janë disa nga parametrat ekonomikë që pasqyrojnë politikën e shëndoshë ekonomike që po ndjek kjo qeveri, dhe unë mendoj se me një politikë të tillë të shëndoshë ekonomike kemi treguar që shteti ka prosperitet. Vetëm për të kujtuar ekonominë që kemi trashëguar ishte në minus, ndërsa që nga rënia e BPV-së në tremujorin e dytë të 2017, ne jemi vazhdimisht në rritje”, tha Angjushev.
Ai informon se numri i të papunëve po bie në mënyrë të vazhdueshme dhe tani ka një numër rekord të ulët prej 17.5 përqind, dhe se mbi 54.000 persona janë punësuar gjatë dy viteve të fundit./Telegrafi/