Zëvendës-kryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe zëvendës-kryeministri i Serbisë për Tregti Rasim Lajiqsot në Beograd në Samitin e 100-të dërguan porosi se duhet të lihen anash historia dhe nacionalizmi dhe të lidhemi ekonomikisht mes vete, e pastaj edhe globalisht.
Në panelin, që u mbajt në kuadër të Samitit të 100-të, dy zëvendës-kryeministrat, folën për historinë, nacionalizmin dhe pragmatizmin në ekonomi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Të gjithë ne në rajon dëshirojmë të lidhemi me Brukselin, por gjëja më e mençur do të ishte të lidhemi ndërmjet vete dhe të bashkuar të lidhemi me Brukselin, me çka Brukselit do t’i shkaktojmë më pak probleme. Historia tregoi se kjo është e mundur”, tha zëvendës-kryeministri Angjushev.
Në këtë kontekst foli edhe Rasim Lajiq, i cili tha se për shkaqe politike nuk mundemi me optimizëm të shohim atë që pason, nëse nuk ndryshojmë paradigmën./Telegrafi/