Telegrafi

Angjushev: BERZH është partner i rëndësishëm financiar i vendit

“Projektet vijuese që zbatohen me bashkëpunim të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH), që i përkasin ndërlidhjes rajonale rrugore dhe energjetike, projekte nga sektori energjetik, si dhe projekte për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla edhe të mesme në vend”, ishin tema e bisedës në takimin e sotëm në Shkup mes zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike Koço Angjushev dhe drejtorit të sapoemëruar të zyrës së BERZH-it në Shkup, Andi Aranitasi, i cili do ta ndërmerr funksionin nga drejtoresha e deritanishme Anka Joana Jonesku më 1 shtator të vitit 2019.

Siç informojnë nga kabineti i tij, zëvendëskryeministri Angjushev, ia ka uruar ndërmarrjen e funksionit Aranitasit dhe porositi se pret që bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe BERZH-it të vazhdojë të zhvillohet në ekonomi dhe sigurimin e jetesës më të mirë për qytetarët.

Angjushev e potencoi bashkëpunimin e mirë mes Qeverisë dhe BERZH-it, përmes së cilës momentalisht në territorin e vendit tonë në faza të ndryshme zhvillohen dhjetëra projekte.
Angjushev nënvizoi se mbështetja e bankës është e rëndësishme për realizimin e projekteve energjetike për ngritjen e nivelit të prodhimtarisë në energji elektrike nga burime ripërtëritëse, stabilitet të sistemit elektroenergjetik, por edhe për ndërtim të rrugëve eksprese Kriva Pallankë-kufij me Bullgarinë dhe Shtip-Radovish, ndërtimi i hekurudhës drejt Bullgarisë dhe projekte tjera që kryhen në bashkëpunim me bankën.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi do të vazhdojë me dinamikë intensive, në drejtim të avancimit të ndërlidhjes në vend dhe e vendet fqinje, në pikëpamje të infrastrukturës energjetike, si dhe për avancimin e kushteve për zhvillim të biznesit dhe sigurimin e mjeteve financiare, sidomos për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme./Telegrafi/