Zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, sot nga foltorja e Kuvendit tha se burimet e ndotjes së ajrit janë detektuar. Sipas tij, shkaktari kryesor për ndotjen është ngrohja gjatë stinës së dimrit, më pas mjetet automobilistike dhe e treta industria.
Koço Angjushev duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve tha se duhet të veprohet ndaj shkaktarëve të ndotjes së ajrit dhe qytetarët duhet ta kuptojnë se nuk duhet të ngrohen me dru, qymyr dhe burime tjera të gazit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mënyra e vetme për zgjidhjen e problemit të ndotjes është ndryshimi me ngrohjen. Çdo kund ku ka mjete të dëmshme, duhet të ndryshohen. Gazifikimi duhet të zgjidhet. Burimi i dytë me makinat, për momentin është më i dëmshmi dhe më mirë do të ishte të gjejmë mënyrë se si të subvencionojmë makinat që punojnë me gaz dhe energji elektrike”, tha Angjushev.
Ai në fund shtoi se gjithçka është sanim i dëmeve, përderisa nuk gjendet zgjidhje për shkaktarët./Telegrafi/