Telegrafi

Angjushev: 50 milionët e investimeve kapitale do të investohen në kapitalin njerëzor

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev thotë se heqja e 50 milionëve nga investimet kapitale në ribalancimin e buxhetit do të investohen në kapitalin njerëzor.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për marrëveshjet e investimeve kapitale përmes Programit për zhvillim rural, Angjushev potencoi se ekonomi mund të ketë me makina por jo edhe pa njerëz, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“U përpoqëm ta zgjidhim problemin e mungesës së kuadrit të nevojshëm, inxhinerik dhe për prodhimtari të drejtpërdrejtë. Ky problem bëhet më serioz dhe do të jetë faktor limitues, ndërsa ekonomia jonë duhet të jetë konkurrente. Por, si do të jetë konkurrente nëse nuk ka teknologji të reja dhe njerëz që nuk din t’i punojnë”, tha Angjushev.

Lexo po ashtu Maqedoni, stimul për paga më të mëdha dhe punëtorë të motivuar – zhvillim ekonomik apo popullizëm

Sipas tij nuk është e mjaftueshme të kesh kuadër të trajnuar por edhe paga të larta me çka mundësohet jetë e dinjitetshme për ata persona. “Ky është qëllimi ynë, t’ua sigurojmë’, tha Angjushev./Telegrafi/