“Në çerekun e parë këtë vit në Maqedoni janë futur 235 milionë euro investime të huaja. Ky është çereku më i suksesshëm nga çdo tre mujor prej vitit 2007 deri tani”.
Këtë sot e deklaroi zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, duke u thirrur në të dhënat e Bankës Popullore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Këto numra janë fakt që nuk mund askush ta mohojë dhe është përgjigje për gjitha akuzat për punën ekonomike të qeverisë në periudhën e kaluar. Politikat që udhëheqim janë transparente dhe në janë në pajtim me Ligjin për ndihmë financiare dhe ivenstime”, tha Angjushev.
Ai në konferencë për shtyp deklaroi se në qeveri janë paralajmëruar dy investime të reja në zonën zhvillimore teknologjike-industriale, ku sipas tij, do të hapen dhjetëra vende të reja pune./Telegrafi/