Site icon Telegrafi

Angelovski: E respektojmë maksimalisht Kosovën, por do të japim gjithçka për fitore

(Foto: ffm.mk)

Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski, është shprehur me shumë optimizëm për ndeshjen e të enjtes kundër Kosovës në Shkup.

“Nëse për diçka jam i sigurt është ajo se lojtarët nesër do ta japin maksimumin si kurrë më parë në karrierën e tyre. Është fakt se është e çuditshme të luhet në kushte të këtilla. Mirëpo, për këtë nuk është fajtor askush”.

“Të gjithë do të dëshironim të luanim në një stadium të mbushur plot, se është përparësia e terrenit vendas, rregullat dhe kushtet janë të tilla si janë dhe ne do të japim gjithçka nga vetja që ta fitojmë atë ndeshje”, ka deklaruar Angelovski në konferencën për shtyp.

(Foto: ffm.mk/ekipa.mk)

“Të dyja skuadrat do të jenë të pakompletuara. Ne jemi pa Elmasin, kurse Kosova do të jetë pa futbollistë kyçë… E respektojmë maksimalisht kundërshtarin, por kur të fillojë ndeshja do të mendojmë vetëm për fitore”, ka shtuara ai.

Lexo po ashtu Nën masa të rrepta sigurie – arrin autobusi i Kosovës për përballjen me Maqedoninë e Veriut

Të enjten (8 tetor) me fillim nga ora 20:45 në Arena ‘Todor Proeski’ në Shkup, Maqedonia e Veriut dhe Kosova zhvillojnë përballjen gjysmëfinale të ‘play-offit’ në kuadër të Ligës së Kombeve, në kërkim të një shansi për të luajtur në Kampionatin Evropian.

Skuadra fituese do të zhvillojë edhe një finale të ‘play-offi’ kundër fituesit të përballjes tjetër që zhvillohet ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë. /Telegrafi/

Exit mobile version