Tatimi progresiv nuk shfuqizohet por e pezulluam. Në periudhën e ardhshme ne do të punojmë në një model optimale të zgjidhjes që do të jetë i drejtë, efikas dhe gjithëpërfshirës.
Këtë e tha ministrja e Financave, Nina Angellovska në intervistë për “RTVM” në të cilën shtoi se vendimi i qeverisë tregoi se vendimet merren në bazë të analizave, njohurive dhe vlerësimeve korrekte.
Ajo tha se që sistemi tatimorë të jetë i drejtë, duhet në mënyrë intensive të punohet në uljen e ekonomisë së zezë, si dhe qytetarët të forcojnë besimin në institucione.
Në lidhje me efektet buxhetore, ministrja tha se, efektet të cilat janë paraparë të priten nga tatimi progresive ishin 25 milionë euro. Por nëse subjektet nuk do të ndryshonin sjelljen e tyre pas futjes së tatimit progresivë dhe tatim më të lartë të të ardhurave, sipas analizës, rreth 40 milion euro do të duhej të mblidheshin çdo vit./Telegrafi/