Ministria e Financave vazhdon procesin e hapjes së financave publike për qytetarët. Në fazën e fundit është Portali i ri i Borxhit Publik që do t’u sigurojë qytetarëve pasqyrë të menjëhershme të borxhit dhe disbursimit të qeverisë. Me këtë temë hetohen të gjithë gjurmët e politikanëve, ndërsa qytetarët përfitojnë edhe një “alatkë” demokratik. Këto procese e risin besueshmërinë e qytetarëve në institucione.
Me portalin për borxhin publik që do të funksionojë së shpejti, publiku do të mund të shohë çdo huazim dhe disbursim të euros dhe për çka janë shpenzuar ato mjete”, tha Ministrja e Financave, Nina Angelovska ndërsa dorëzoi dokumentacionin teknik për ndërtimin e rrugëve lokale në 35 komuna.
Ajo theksoi se përpjekja për të portretizuar kabinetin si një komplot për të dërguar një email me një procedurë për të punuar dhe komunikuar nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të fituar poenë politik.
“Nuk kam asgjë për të fshehur. Erdha në këtë pozicion pa asnjë bagazh. Unë nuk kam syze të kuqe, as rozë, dhe as syze të zeza. Kjo dëshmohet edhe nga angazhimi im për transparencë. Kam ardhur në punë dhe kam marrë vendimet më të mira për qytetarët”, tha Angelovska./Telegrafi/