Telegrafi

Angelovska: Para 28 viteve në ditën e sotme është sjell buxheti i parë i Republikës së pavarur të Maqedonisë

Para 28 viteve, në ditën e sotme, 2 prill të vitit 1992, është sjell buxheti i parë i Republikës së pavarur të Maqedonisë. Ministër i Financave ishte Metodija Toshevski. Buxheti i parë ishte 75,9 miliardë dinarë jugosllave ose në vlerë të sotme bëhet fjalë për rreth 1,2 miliardë euro.

Këtë e publikoi në profilin e saj në Fejsbuk, ministrja e Financave, Nina Angelovska, e cila shton se gjatë këtyre 28 viteve shumë gjëra kanë ndryshuar, nga valuta e deri tek struktura e buxhetit, por ka mbetur qëllimi i tij, rëndësia e tij për ne si shtet i pavarur.

“Buxheti është qarkullimi gjakut të shtetit i cili e mundëson funksionimin e tij. Prandaj edhe e shënojmë Ditën e buxhetit”, thekson ministrja.

Shton se buxheti është plani me të cilin në kohëra të mira duhet të nxitet zhvillimi shoqëror dhe ekonomik, ndërsa në kohëra të këqija të përgjigjet në nevojat dhe të kapërcehet kriza.

“Në momente kur përballemi me një prej sfidave më të mëdha e cila na ka ndodhur në tre dekadat e fundit, me korona krizën, e cila përveç shëndetësor u bë edhe sfidë për ekonominë, për kompanitë, për vendet e punës, dua t’ju them se buxheti do të përgjigjet në këtë sfidë. Me masat të cilat i ndërmarrim dhe do t’i ndërmarrim, kyçe është që ta mbrojmë shëndetin e qytetarëve, por edhe ta mbajmë gjallë ekonominë dhe shpejtë ta vendosim në këmbë, kur kriza shëndetësore do të kalojë. Do të luftojmë me këtë… së bashku”, porositi ministrja në profilin e saj në ‘Facebook’.