Ministrja e Financave, Nina Angelovska, për emisionin “Samo Vistina” tha se parashikimet e ministrisë janë që për vitin 2020 pritet rënie prej 3.4 përqind të BPV, që është në përputhje me parashikimet e Bankës Botërore.
“FMN ka parashikuar një rënie prej 4%. Për vitin 2021, ne presim ritme të rritjes prej 5.6.7 përqind sipas institucioneve ndërkombëtare”, tha Angelovska.
Sa i përket masës prej 14.500 denarë, e cila u zgjat edhe për muajin qershor, Ministrja Angelovska tha se përfshin gjithashtu notarë të regjistruar dhe avokatë si interpretues të pavarur.
“Është një dekret i veçantë për personat e vetëpunësuar, i cili është pjesë e kësaj mase. Brezat e ardhshëm, qytetarët dhe sektori privat do t’i kthejnë dhe ne do të marrim një pjesë të hapësirës fiskale në vitet e ardhshme”, tha Ministrja./Telegrafi/